Gentiana Peci ishte e vetmja përfaqësuese nga Kosova në sportin e atletikës që garoi sot, në kuadër të Festivalit Olimpik Evropian për të rinj (EYOF) “Gyor 2017”, që po mbahet në Hungari.
Ajo zuri vendin e parafundit në garën e 3 000 metrave, duke përfunduar me kohën 11:14.91 sekonda. Garuesja jonë nuk arriti të jap më të mirën e saj.
“Nuk jam e kënaqur me paraqitjen. Ndoshta kam mundur të japë më shumë, po ashtu konkurrenca ishte e lartë. Mua më mbetet të punoj shumë për ta përmirësuar kohën”, deklaroi Peci.
Në dy ditët e ardhshme nga atletika do të garojnë Alaudin Suma, në hedhje të diskut dhe hedhje të gjyles, si dhe Arian Smajli në 3000 metra vrapim. /KP
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit