Më 13 dhe 14 shkurt në Prishtinë do të qëndroj zyrtarja e FIBA-s, Radmila Turner, e cila e mban pozitën e Udhëheqëses së Federatave Nacionale dhe Udhëheqëses për Sport, Rini e Antidoping në FIBA Evropë.
Qëllimi i vizitës së saj është fillimi i përgatitjeve për Kampionatin Evropian U-18, Divizioni C që do të mbahet në Prishtinë prej 22 deri më 29 korrik, shkruan FBK.
Turner me këtë rast do të zhvilloj takime me udhëheqësen e Komitetit Lokal Organizativ të Kampionatit, Sekretaren e Përgjithshme të FBK-së, Elvira Dushkun, si dhe më pas do të bëjë inspektimin e palestrave sportive në Prishtinë (“1 Tetori” dhe Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë), hoteleve, ku pritet të akomodohen zyrtarët e FIBA-s dhe ekipet pjesëmarrëse të këtij Kampionati.
Pjesëmarrëse të Kampionatit Evropian U-18, Divizioni C janë:
Grupi A: Moldavia, Armenia, Irlanda, Malta, Monako.
Grupi B: Qipro, San Marino, Kosova Gjibraltar.
Duhet theksuar se gjatë zhvillimit të Kampionatit në Prishtinë pritet të zbarkoj edhe Kamil Novak, Sekretar i Përgjithshëm i FIBA Evropës.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...