Juventusi e ka zyrtarizuar transferimin e Marley Ake nga Olympique Marseille, pas kalimit të testeve mjekësore.
Anësori francez kishte arritur të mërkurën në J|Medical për ekzaminimet mjekësore, para se ta nënshkruante marrëveshjen.
Ai tashmë është regjistruar në Lega Serie A dhe do t’i bashkohet skuadrës U-23 të Juventusit.
Transferimi ka ndodhur si pjesë e një marrëveshjeje shkëmbimi me Franco Tongya që ka shkuar në drejtim të kundërt.
“Juventusi e ka finalizuar marrëveshjen me Olympique Marseille për transferimin e Marley Ake. Një sulmues i lindur në vitin 2001, i cili vjen te Juventusi pas 13 paraqitjeve në ekipin e parë francez: nëntë në Ligue 1 dhe katër në Ligën e Kampionëve”, thuhet në njoftimin e Juves.
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë – arrestohen katë...
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...
Murati: Afati për përditësimin e aplikimeve për subvencionim...
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...