Google ADS

Zyrtarizohen datat e sezonit të ri, Anglia merr 42 ditë pushim për Botërorin

12:18 | 14 Nëntor 2021
Lorik Gerbeshi

Kampionati Botëror “Katari 2022” do të jetë një risi, pasi do të zhvillohet në stinën e dimrit dhe për këtë shumë liga evropiane e botërore do të duhet të përshtatin kalendarin e tyre, në mënyrë që të ndalen për t’i lënë vend eventit më madhor në botën e futbollit.

Kshtu, së fundmi Premier League ka publikuar datat e kalendarit për sezonin e ardhshëm, duke njoftuar se kampionati do të ndalet për një periudhë prej plot 42 ditësh, në mënyrë që lojtarët të mund të marrin pjesë në Kupën e Botës.

Sezoni i ardhshëm i Premier League do të startojë në fundjavën e parë të gushtit, ose saktësisht më 6 gusht dhe do të luhet deri më 13 nëntor, për t’undalur më pas edhe për t’u rikthyer sërish më 26 dhjetor, në atë që quhet “boxing day”.

Plot 42 ditë pushim për Premier League, në mënyrë që lojtarët të marrin pjeë në “Katari 2022”, ndërsa Akoma më e gjatë është ndalesa për Bundesligën gjermane, që do të startojë më 6 gusht dhe do të ndalet më 13 nëntor, por do të rinisë sërish vetëm më 20 janar të vitit 2023, pra me një pushim pre më shumë se dy muajsh./Arbresh.info

Të ngjashme