Edi Reja, trajneri i Shqipërisë, ka folur për Super Sport pas humbjes së Kombëtares shqiptare 0-2 nga Franca në stadiumin e ri ‘Air Albania’.
Reja foli edhe për kontratën me Shqipërinë, që i skadon sot.
Ai kishte kontratë me Shqipërinë deri në sfidën e fundit në eliminatore për Euro 2020, çka do të thotë se kontrata tashmë ka përfunduar.
Por, italiani dha sinjale se do të dëshironte të vazhdonte në krye të stolit të Kombëtares.
“Paraqitja e Shqipërisë? Kundër Andorrës ishte një ndeshje e dobët, ndoshta që ishte mbyllur gjithçka sa i përket kualifikimit në Euro 2020. Kurse me Francën s’mund të themi ashtu, në pjesën e dytë ishim shumë të mirë. Do të doja që do ta kishim mbyllur më mirë sfidën”, u shpreh Reja.
“Ndryshimet? Në pjesën e parë provova lojtarë që kishin pesë muaj që vijnë në grumbullim, por nuk kishin mundësi që të ishin në fushë e lojës. Kam provuar së paku 25 lojtarë, që kur kam ardhur”.
“Eliminatoret për Shqipërinë? Nëse shikojmë në përgjithësi, me pak më shumë fat mund të kishim marrë pikë në Turqi, mund të kishim mposhtur Islandën. Kjo skuadër ka pasur një rrugëtim në rritje gjithmonë, dhe kjo është një gjë shumë e rëndësishme”.
“E ardhmja? Nuk e di akoma, kontrata ime zyrtarisht përfundon sot, nuk jam takuar me kryetarin për të folur, kjo eksperiencë me Shqipërinë më ka pëlqyer, do të më pëlqente të vazhdoja”, shtoi mes tjerash Reja.
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...
Protesta më e madhe në historinë e Serbisë
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...