Real Madrid po kalon një krizë më vete që pas largimit të Zidane dhe Ronaldos, dhe 10 pikë larg Barcelonës në La Liga janë treguesi më i mirë i situatës së kampionëve të Evropës.
Në një intervistë për El Larguero de Cadena Ser, drejtori sportiv Predrag Mijatovic theksoi se janë dorëzuar në luftën për titull në Spanjë, por Reali do të fokusohet në kompeticione të tjera.Ish-sulmuesi i “Los Blancos” foli edhe për paralelizmin Solari-Zidane:
“Përsëritja e asaj që bëri Zidane ishte shumë e vështirë, ai fitoi shumë dhe ishte shumë i bindur me ekipin edhe Solari është duke bërë punë të mirë, por të gjithë presin më shumë. Njerëzit janë të zhgënjyer, 53 mijë spektatorë janë shumë pak për Bernabeu”.
Në Spanjë, dhe jo vetëm, flitet për “rastin” Bale, i cili u largua nga “Santiago Bernabeu” me makinë në minutën e 78’ të ndeshjes kur skuadra po humbiste 0-1:
“Bale është një lojtar i shkëlqyer, por njerëzit duan të shohin një udhëheqës të vërtetë, një futbollist që luan gjithmonë, nërsa Bale ka pasur shumë dëmtime, pë mua ai nuk transmeton besim”. Isco?” Ai duhet të luajë. Mund të mbështeteni te ai, por jo 100%.
Nëse unë do isha në vend të tij , do të isha i shqetësuar”Në fund ai kujton edhe golin e fitores që i shënoi Juventusit në finalen e vitit 1998, ku Real Madrid dhe ai u shpallën kampionë Evrope: “Është kompeticioni i Real Madrid, shpresojmë ta fitojmë edhe këtë vit”.
20 arrestime dhe sekuestrim i 120 mijë eurove, operacion i p...
Qeveria miraton Projektligjin për Inspektoratin e Arsimit
Qeveria shqiptare miraton bonusin e fundvitit, përfitojnë mb...
Arben Krasniqi, emërohet sekretar i përgjithshëm në zyrën e ...
Biden kërkon 24 miliardë dollarë të tjera për Ukrainën dhe “...
Kadetët e FSK-së përfundojnë marshimin 12.8 kilometra