Manchester United është i gatshëm të pranoj disfatën në përpjekjet e tyre për të mbajtur në klub mesfushorin Marouane Fellaini derisa kontrata e tij po i afrohet skadimit.
Reprezentuesi belg është një lojtar i favorizuar shumë nga Jose Mourinho, i cili ka shprehur dëshirën e tij që 30-vjeçari të vazhdoj në Old Trafford sezonin e ardhshëm, por duket se këtu nuk ka progres rreth marrëveshjes së re, transmeton portali arbresh.info.
Pavarësisht zyrtarëve të klubit që janë përpjekur për të bindur atë dhe të gjitha palëve që kanë shtyrë rreth finalizimit të një marrëveshje, zyrtarët e United tani kanë pranuar që ish mesfushori i Evertonit do të largohet këtë verë.
Fellaini, i cili aktualisht është duke qëndruar jashtë fushës për shkak të lëndimi në gju, do të largohet falas nga klubi ndërkohë që vëzhguesit nga Italia, Spanja dhe Turqia janë të gatshëm për t’i ofruar tij më shumë para sesa ai fiton në Manchester United.
Mourinho ka shprehur tashmë dëshirën e tij për të shtuar opsionet në fushë, ndërkohë që karriera e Michael Carrick po i afrohet fundit.
Fellaini ishte bërë pjesë e skuadrës së parë të Mourinhos, veçanërisht si një lojtar i rëndësishëm nga bankina dhe kishte fituar besimin e plotë të trajnerit të tij.
Por, tani është i vendosur për largim dhe eksperiencë të re./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...