Google ADS

Zyrtarët e Interit vënë në dyshim të ardhmen e Contes në klub

12:14 | 21 Maj 2021
V. S.

Menaxheri teknik i Interit, Gabriele Oriali nuk e di nëse Antonio Conte do të mbetet në krye të Nerazzurrëve dhe shpjegon pse është i shqetësuar për sezonin e ardhshëm.

Antonio Conte dhe e ardhmja e tij te Interi nuk duket të jetë akoma e sigurt, bën të ditur Oriali.

I pyetur nëse do të qëndrojë Conte te Interi, Oriali është përgjigjur kështu: “Të gjithë duhet së pari të kuptojnë planet e pronarëve”, duke refuzuar të konfirmoj qëndrimin e tij.

Oriali ka shprehur shqetësim lidhur me fillimin e parasezonit, kjo pasi nuk iu është thënë asgjë mbi këtë aspekt. “Unë jam i shqetësuar sepse nuk ka ende një program. Nuk ka data të caktuara për para-sezonin, nuk na është thënë asgjë”.

Inter do të luajë ndeshjen e fundit në kampionat ndaj Udineses të dielën me fillim nga ora 18:00./lajmi.net/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme