Nën organizimin e UEFA-s dhe me ftesë të kryetarit të Komitetit të Gjyqtarëve të UEFA-së, Roberto Rosetti, në Gjenevë, kryetari i Komisionit të Gjyqtarëve, Përparim Hasani dhe menaxheri i gjyqtarëve, Visar Kastrati, janë duke marrë pjesë në punëtorinë dy ditore, ku janë mbledhur të gjithë kryetarët e gjyqtarëve të vendeve anëtare të UEFA-s.
Objektivat kryesore të kësaj punëtorie janë:
Mbledhja e të gjithë udhëheqësve të gjyqtarëve në vendet anëtare të UEFA-së para fillimit të sezonit të ri;
Arritja e një uniformiteti dhe konsistence të interpretimit të Rregullave të Lojës
Diskutimi i ndryshimeve të reja të Rregullave të Lojës
Diskutimi i linjës së intervenimit në VAR
Shkëmbimi i pikëpamjeve dhe përvojave në referim në UEFA dhe në federatat anëtare
Po ashtu, zyrtarët e FFK-së kanë marrë pjesë edhe në konferencën e cila është mbajtur për VAR, ku krahas Përparim Hasanit e Visar Kastratit ka marrë pjesë edhe Rinor Havolli. Në këtë konferencë janë paraqitur eksperiencat dhe vështirësitë e vendeve të cilat kanë filluar përdorimin e VAR-it.
Gjithashtu, janë zhvilluar takime të shumta me zyrtarët e UEFA-së dhe kryetarët e gjyqtarëve, me të cilët janë shkëmbyer përvojat në fushën e referimit dhe mundësitë e ndryshme të bashkëpunimit.
Burimi pyet Sarën: A ishte mërzit nëse dal sonte?
Rohde përgëzon policinë e Kosovës dhe atë gjermane për aksio...
Haradinaj: Rinia e Aleancës është e përgatitur të jetë shtyl...
Maqedonci falënderon ushtarët amerikanë për punën e tyre për...
LDK njofton se “Turneu i Ndryshimit” do të mbahe...
Ukraina do t’i kërkojë NATO-s ftesë për anëtarësim javën e a...