Zyrtarë të klubit të madh portugez kanë qëndruar gjatë ditës së sotme në shtetin e Kosovës.
Ata gjatë kësaj dite kanë pasur disa takime duke filluar nga zyrtarët e FFK-së e tutje, shkruan Arbresh.info.
Në këto takime nuk ka se si të mungonte një vizitë tek kampioni i Kosovës FC Ballkani.
Gjatë mbrëmjes zyrtarët e Ballkanit kanë qëndruar në Suharekë, ku janë pritur nga sekretari i Ballkanit, Arben Osmani dhe drejtori sportiv i shkollës së futbollit Driton Mamaj.
Nga ky takim është bërë i ditur se shumë shpejtë këto dy skuadra do të kenë marrëveshje bashkëpunimi.
“Ne jemi të nderuar me këtë vizitë dhe me mundësitë e bashkëpunimit që po krijohen nga dita në ditë, me klube të mëdha evropiane. Takimi i ardhshëm mes zyrtarëve të të dyja klubeve, Ballkanit dhe Benficas, do të realizohet në Lisbonë, ku edhe do të nënshkruhen marrëveshje bashkëpunimi”, shkruhet ndër të tjera në një postim të klubit të Ballkanit, në rrjetin social Facebook./Arbresh.info/
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...
Shtyhet seanca ndaj Kobrës, seancën e radhës pritet të dëgjo...
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...
Sot shorti i Ligës së Kombeve: Me kë do t’i bie Kosovës?
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të bujqësisë, eko...
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...