Bazuar në raportet në Spanjë, sekretari dhe drejtori teknik i Barcelonës do të udhëtojnë në Lisbon të enjten për të finalizuar transferimin e mbrojtësin të krahut të djathtë Nelson Semedo.
Benfica i ka vendosur një çmim prej 50 milionë euro Nelson Semedonit, por gjiganti katalunas e sheh 23-vjeçarin si një lojtar që i afrohet më shumë vlerës prej 30 milionë euro, transmeton portali arbresh.info. Barcelona do të përfshijë brenda marrëveshjes edhe bonuset për Semedon me shpresën që mund të negociojë një tarifë të përshtatshme për të dy palët.
Barcelona dëshiron të arrijë marrëveshje me mbrojtësin e krahut të djathtë brenda ditëve të ardhshme dhe të inkuadrojnë të riun në fushë edhe gjatë turneut të klubit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Barcelona po ashtu shpreson që bashkëkombësi i tij portugez Andre Silva do t’i ndihmojë atij për tu vendosur nëse arrihet transferimi i tij në Camp Nou.
Mësohet që Barcelona ka kthyer vëmendjen në nënshkrimin me Nelson Semedon pasi nuk ishin në gjendje të diskutojnë rreth tarifë për transferimin e Hector Bellerinit me Arsenaltin.
Nelson Semedo ka shkëlqyer vitin e kaluar te Benfica, e cila fitoi titullin në ligë./arbresh.info
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...