Zyrtare: Zielinski nënshkruan kontratë katërvjeçare me Napoli-n

13:55 | 31 Gusht 2020
Arbresh Info

Napoli ka njoftuar se mesfushori Piotr Zielinski, ka rinovuar kontratën deri në qershorin e vitit 2024.

26-vjeçari i është mbetur besnik “Napolitanëve”, që nga gushti i vitit 2016, transmeton portali arbresh.info.

Polaku për Napoli-n ka zhvilluar rreth 192 ndeshje duke kontribuar me 22 gola, kurse vetëm edicionin e kaluar bëri 37 paraqitje duke gjetur dy herë rrugën drejt golit.

Napoli përmes një komunikate ka bërë zyrtare që lojtari ka rinovuar kontratën.

https://twitter.com/sscnapoli/status/1300389540390109184

Vlera të cilën do e fitojë lojtari nuk është bërë e ditur./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme