Futbollisti i kombëtares së Kosovës, Arbër Zeneli u transferua tek Elsborgu.
Ky transfer për Arbërin është një rikthim tek skuadra ku morri hapat e parë, shkruan Arbresh.info.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë skuadra suedeze përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
Zeneli ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2027.
“Elfsborgu ka kënaqësinë t’iu njoftoj se bashkë me Arbërin, ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2027. Arbëri do t’i bashkohet skuadrës menjëherë dhe do ta mbajë veshur fanellën me numrin nëntë”, ka shkruar Elfsborgu.
Zeneli më parë ka djersitur fanellën e skuadrave të Heernveen, Reims dhe së fundmi Adana Demirspor./Arbresh.info/
Zëdhënësi i Hezbollahut vritet gjatë një sulmi në qendër të ...
Lela: Gjesti mund të ndihet më ‘i vogël’ se Edi
Prezantohen 4 drejtorët e rinj të policisë, Hoxha: Të garant...
Kosova dhe Maqedonia e Veriut me dy pika të përbashkëta kufi...
Agjenda e mbledhjes së përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe...
Foda: Kosova më nuk do të tolerojë të ofendohet