Pas Ardian Cuculit, që e mbylli me Kukësin dhe zgjodhi të vazhdojë karrierën në kampionatin kosovar me Dritën, edhe ish kapiteni i verilindorëve, Ylli Shameti ka zgjedhur IPKO Superligën të paktën për sezonin e ardhshëm.
Në orët e fundit të merkatos në Kosovë, qendërmbrojtësi gjirokastrit ka firmosur një kontratë një vjeçare me skuadrën e Gjilanit dhe do të vihet nën urdhrat e trajnerit vlonjat Gentian Mezani, i cili drejton këtë ekip që prej fillimit të vitit.
Ylli Shameti shkon në Gjilan pas një karriere mjaft të pasur në Superligën shqiptare, ku ka veshur fanellën e Luftëtarit, Besës, etj., ndërsa 6 sezonet e fundit ka qenë pjesë e Kukësit, me të cilin ka fituar edhe një titull kampion.
Sezonin që lamë pas, Shameti dhe Cuculi formonin dyshen e qendrës së mbrojtjes së skuadrës verilindore, ndërsa këtë sezon në IPKO Superliga do të jenë rivalë jo vetëm në kampionat, por edhe në qytet, pasi do të luajnë të dy në Gjilan, por me skuadra të ndryshme.
Ai do ta veshë fanellën me numrin 20.
“Të ndalohen telefonat”, Rama: Kontrolle në hyrje dhe dalje ...
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...