Zyrtare: Ylli i Man Utd e vazhdon kontratën me klubin

14:55 | 31 Janar 2019
A. B.

Anthony Martial e ka nënshkruar një marrëveshje me Manchester Unitedin për vazhdimin e kontratës deri më 2024. Në kontratën e re mes tij dhe klubit, ekziston edhe mundësia që ajo të zgjatet për edhe një vit tjetër. 23-vjeçari thotë se ndihet pjesë e Unitedit që prej ditës së parë.

Sulmuesi francez Martial e ka arritur marrëveshje përfundimtare me klubin pas plot muajve bisedime dhe pasi e kishte refuzuar një ofertë tetorin e kaluar dhe ka nënshkruar kontratë deri në qershor të vitit 2024, transmeton Gazeta Express.

“Më pëlqen shumë të kaloj kohë në këtë klub. Nga dita kur erdha këtu jam ndier pjesë e familjes United dhe jam mahnitur me ngrohtësinë dhe dashurinë që tifozët na e ofrojnë, të cilët vazhdojnë të më lënë gojëhapur me përkrahjen e tyre”, tha Martial pasi e nënshkroi marrëveshjen.

“Dua ta falënderoj Ole [Gunnar Solskjaer] dhe stafin e trajnerëve për besimin që kanë treguar në mua duke me ndihmuar ta ngre nivelin e lojës sime. Rëndësia e këtij klubi është të fitojë trofe dhe jam i sigurt se trofeu i radhës nuk është larg”, shtoi ai.

Kontrata ekzistuese e Martialit me Unitedin pritej të mbaronte në fund të këtij sezoni, por klubi e aktivizoi klauzolën për zgjatjen e kontratës së tij për edhe një vit në nëntor.

Ish-trajneri i Unitedit, Jose Mourinho, kishte shprehur gatishmëri për t’i ndarë rrugët me Martialin verën e kaluar, por më vonë kishte ndërruar mendjen duke kërkuar që ati të qëndronte pas një forme mbresëlënëse.

Martial i ka shënuar 10 gola në 25 paraqitje në të gjitha garat për Unitedin deri tani këtë sezon.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme