Zyrtare: Ylli i AC Milan-it kalon në formë huazimi të Spezia

17:22 | 23 Shtator 2020
Arbresh Info

AC Milan-i ka njoftuar se talenti i skuadrës, mesfushori Tommaso Pobega, i është bashkuar Spezia-s në formë huazimi me mundësi blerje në fund të edicionit.

Pobega ishte njoftuar nga “Rosonerët” që nuk ka vend në skuadër, andaj ka pranuar të largohet, transmeton portali arbresh.info.

Milan-i gjithashtu ka arritur në marrëveshje që të shtojë edhe klauzolën e riblerjes.

“AC Milan dhe Spezia Calcio kanë arritur marrëveshje për huazimin e Tommaso Pobega. Marrëveshja ka mundësinë e blerjes gjithashtu edhe klauzolën e riblerjes në rast se AC Milan-i dëshiron ta rikthejë në skuadër mesfushorin e ri”, ka shkruar gjiganti italian në njoftim.

https://twitter.com/acmilan/status/1308777365728899073

Pritet që së shpejti shtatë herë kampioni i Italisë të arrijë marrëveshje me mesfushorin e Chelsea-s, Tiemoue Bakayoko./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme