Google ADS

Zyrtare: Yerry Mina largohet nga Barcelona, i bashkohet Evertonit

18:09 | 9 Gusht 2018
Arbresh Info

Barcelona ka njoftuar se ka arritur një marrëveshje me Evertonin rreth Yerry Minas.

Marrëveshja do t’i kushtoj skuadrës angleze 30.2 milionë euro – plus 1.5 milionë euro bonuse, transmeton portali arbresh.info.

“Barcelona do dëshironte që publikisht të falënderojë Yerry Minan për përkushtimin dhe dedikimin e tij dhe i uroj atij gjithë të mirat në të ardhmen”, ka shkruar klubi spanjoll në faqen zyrtare.

Gjiganti katalunas i ka vendosur një klauzolë të riblerjes lojtarit në kontratën e tij.

Mbrojtësi ka bërë vetëm pesë paraqitje në La Liga me “Blaugranët”./arbresh.info/

https://twitter.com/FCBarcelona_es/status/1027583506363428866

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme