Google ADS

Zyrtare: Xavi shkarkohet nga Barcelona

14:51 | 24 Maj 2024
K.B

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, i ka njoftuar pasditen e sotme Xavi Hernandez se nuk do të vazhdojë të jetë trajner i ekipit të parë në sezonin 2024/25.

Barcelona nuk do të ketë Xavin në krye të ekipit sezonin e ardhshëm, pas pesë muajsh pasigurie për të ardhmen e tij.

Një muaj pas ditës kur e ardhmja e Xavit u ratifikua për vitin e fundit të kontratës së tij, ata i kanë thënë atij se ai nuk është në planet e tyre për sezonin e ri.

Është vet faqja zyrtare e klubit katalunas që ka njoftuar shkarkimin e Xavit.

“Xavi Hernandez nuk do të jetë më trajner në fund të sezonit. Në një takim që u zhvillua në Ciutat Esportiva Joan Gamper, presidenti Joan Laporta informoi Xavi Hernandez se ai nuk do të vazhdojë si trajner i ekipit të parë në sezonin 2024-25”, thuhet në njoftim.

Në takimin e zhvilluar në Ciutat Esportiva Joan Gamper të pranishëm ishin nënkryetari sportiv Rafa Yuste dhe drejtori sportiv, Deco, si dhe ndihmësit e Xavit, Oscar Hernandez dhe Sergio Alegre.

Xavi Hernández do të drejtojë ndeshjen e tij të fundit si trajner i ekipit të parë këtë të diel në Sevilla, ndërsa në ditët në vijim, Barcelona do të informojë për strukturën e re të ekipit të parë. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme