Tashmë është zyrtare, portieri polak, Woiciech Szczęsny i është bashkuar Barcelonës.
Lajmi e ka konfirmuar vetë skuadra katalanase në rrjetin social X-(ish Twitter), shkruan Arbresh.info.
Portieri polak bëri këtë transferim në një kohë të pazakontë kur edhe merkato është e mbyllur, mirëpo La Liga i mundësoi Barcelonës të gjej një zëvendësim pasi Ter Stegen, u lëndua dhe do të humbasë sezonin.
Szczęsny is culer! 💙❤️ pic.twitter.com/B1S3RVBd2L
— FC Barcelona (@FCBarcelona) October 2, 2024
Ai u lëndua në ndeshje ndaj Villarealit pas mbarimit të merkatos, kështu që La Liga vendosi t’i jep një mundësi blaugranasëve.
Szczęsny dy muaj më parë u pensionua nga futbolli aktiv, mirëpo një ofertë nga Barcelona nuk e refuzoi pavarësisht gjithçka.
Polaku e pohoi edhe në intervista më herët se është një ëndërr e tij të luaj për këtë klub.
Kujtojmë se më herët ai ka djersitur fanellat e klubeve me nam botëror si Arsenal, Roma e Juventus./Arbresh.info
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...