Zyrtare: Vinicius Jr dy muaj jashtë fushe

14:32 | 6 Mars 2019
Arbresh Info

Java e keqe e Real Madridit është bërë edhe më e tmerrshme pas lajmit që Vinicius Junior do të mungojë për dy muaj si pasojë e shqyerjes së një ligamenti.

Adoleshenti sensacional shpërtheu në lot mbrëmjen e së martës gjatë pjesës së parë kur u detyrua të largohet nga fusha gjatë disfatës 4 me 1 nga Ajaxi në UEFA Ligë të Kampionëve, transmeton portali arbresh.info.

“Pas testimeve të kryera në lojtarin tonë Vinicus Junior nga stafi mjekësor i Real Madridit, lojtari është diagonstifikuar me një shqyerje të ligamentit në këmbën e djathtë”, ka shkruar klubi në një deklaratë.

18-vjeçari ka bërë 28 paraqitje te skuadra e parë për ‘Los Blancos’ qysh pas transferimit të tij gjatë verës për 45 milionë euro nga Flamengo.

Sensacioni ka shënuar katër gola deri tani për kampionin në fuqi të Evropës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme