Jamie Vardy ka vendosur për të ardhmen e tij duke vazhduar te Leicester City me nënshkrimin e një kontrate katër vjeçare.
Vardy është kthyer në njërin nga sulmuesit më të rrezikshëm në Premierë Ligë, ku sezonin e kaluar 2017/18 shënoi 20 herë, transmeton portali arbresh.info.
31-vjeçari ka shënuar 88 gola brenda të gjitha kompeticioneve te Leicester City duke i ndihmuar gjithashtu klubit të siguroj titullin në Premierë Ligë në sezonin 2015/16.
“Të gjithë e dinë se si ndihem kur luaj për këtë klub dhe është një ndjenjë e mrekullueshme për të mësuar se mund të shikoj edhe për katër vitet e ardhshme si një lojtar i Leicester Cityt”, ka thënë Vardy për faqen zyrtare të klubit.
Reprezentuesi i Anglisë, i cili në të kaluarën është përfolur për transferim te Arsenali, do të jetë pjesë e “Dhelprave” deri në vitin 2022./arbresh.info/
https://twitter.com/LCFC/status/1027607945155108864
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...