Urim Statovci është bërë me skuadër të re pas largimit nga Fushë Kosova.
Sulmuesi i njohur karrierën do ta vazhdoj në Ligën e Parë te Prishtina e Re, ku tanimë është prezantuar.
Njoftimi i plotë:
Urim Statovci përforcimi i radhës i Prishtinës së Re
Kemi kënaqësinë të ju prezantojmë qendër sulmuesin e njohur, Urim Statovci i cili i bashkohet klubit tonë.
Golashënuesi më i spikatur vitet e fundit në Ligën e Parë, e së fundi pjesë e Superligës me Fushë Kosovën, përkundër ofertave zgjodhi të i besoj projektit tonë.
Tani me Urimin kompletojmë repartin e sulmit për këtë afat, ku kemi ndërtuar cilësi e konkurrencë!
“Kam pasur disa oferta shumë serioze, të cilat i vlersoj shumë, por ecuria, stabiliteti dhe projekti i Prishtinës së Re më ka joshur shumë, andaj jam shumë i lumtur për aventuren time të re. Shpresoj të realizoi sa më shumë gola e ta ndihmoj ekipin drejt objektivit”.
Mirë se vjen në familjen tonë, Urim.
Arrestohet një person i kërkuar në Shtërpcë
Ministri Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medalje...
Kërkohet llogaridhënie nga Termokos dhe ZRrE për faturat e n...
Kurti e Vitia nesër në QKUK-në, marrin pjesë në përurimin e ...
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...