Barcelona ka konfirmuar që mbrojtësi Samuel Umtiti do të jetë rreth dy muaj jashtë fushës për shkak të tërheqjes muskulore.
Umtiti u lëndua në barazimin e sotëm (e shtunë) 2 me 2 të Barcelonës ndaj Celta Vigos dhe klubi katalunas ka konfirmuar përmes uebfaqes zyrtare se francezi është lënduar në kofshën e këmbës së djathtë, transmeton portali arbersh.info.
Si pasojë e kësaj, ai do të mungojë në gjithë pjesën e mbetur të 2017-ës, përfshirë ‘El Clasico’-në kundër Real Madridit më 23 dhjetor.
Thomas Vermaelen do të jetë tani partneri i Gerard Piques në qendër të mbrojtës derisa Javier Mascherano të rikthehet vonë gjatë këtij muaji.
Umtiti pritet të jetë në dispozicion në fillim të muajit shkurt./arbresh.info/
https://twitter.com/FCBarcelona/status/937058827916251137
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...