UEFA ka marrë një vendim të rëndësishëm, si reagim i zhvillimeve të fundit të koronavirusit.
Faqja zyrtare e Federatës së Futbollit të Kosovës ka njoftuar për vendimin e UEFA që të shtyjë aktivitetet e ‘Elite Youth’.
Më poshtë mund ta lexoni njoftimin e plotë:
UEFA ka vendosur t’i pezullojë të gjitha aktivitetet për Elite Youth dhe ndeshjet kualifikuese për U17 dhe U19 deri në një afat të pacaktuar pas situatës së krijuar në shumicën e vendeve evropiane nga përhapja e shpejtë e koronavirusit.
Ndërkohë, presidenti Agim Ademi, i cili është në kontakte të vazhdueshme me drejtuesit e UEFA-s, ka bërë të ditur se të martën në mesditë do të mbahet një video-konferencë e përbashkët e presidentit Aleksandër Çeferin me të gjithë presidentët e 55 federatave anëtare të UEFA-s, ku do të diskutohet për situatën e krijuar dhe do të merret vendimi lidhur me rrjedhën e mëtejshme të kampionateve dhe të gjitha kompeticioneve tjera për klube dhe kombëtare, duke përfshirë edhe Euro 2020 pas përhapjes së shpejtë të koronavirusit.
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare
Rama: Nis shpërndarja e mbi 20 mijë librave artistikë për bi...
Nëntë vite më parë Kushtetusja vendosi për Asociacionin
“Ke e diele, nuk u nejke”, arsyetimi qesharak i Gjestit pse ...