Pirlo: Ronaldoe kishte ndarë mendjen ndaj Messit
Juventusi shënoi fitore të madhe në Camp Nou duke e mposhtur Barcelonën me rezultat 0-3 dhe ka marrë kreun e tabelës me 15 pikë aq sa ka edhe Barca, transmeton indeksonline.
Trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo ka analizuar ndeshjen në pika të shkurta duke mos e lënë anash as rivalitetin mes Messit dhe Ronaldos.
“Ishte e rëndësishme për ne, për udhëtimin tonë, të vazhdonim pjesën e dytë të derbit”, ka thënë Pirlo pas ndeshjes.
“Hymë të përqendruar dhe të vendosur, pamë vlerat në fushë. McKennie dhe Arthur në mes? Ne donim epërsi në mes me tre lojtarë kundër të dyve, e dinim që ata po luftonin për të përfituar nga inkursionet e mesfushorëve tanë”.
“Ishte një lojë e mirë taktikisht dhe më gjerë. Ne të gjithë u kujdesëm, Ronaldo në veçanti kundër rivalit të tij të përjetshëm Messi. Ka shumë ndeshje, nuk është e lehtë mendërisht të rikuperohet, tani është më e lehtë të karikosh energjitë. Të mos e harrojmë kampionatin, këtë përqendrim duhet ta kemi edhe me Genoa”, ka thënë ndër të tjerash trajneri i Juventusit. /Arbresh.info/
Xheneta-Arionit: Të mëson Edi me qenë burrë
LVV i kërkon Përparim Ramës anulimin e tenderit për menaxhim...
Mbjellja e ullirit në Lushnjë, në 2024 u mbollën 9500 fidanë...
Në Barcelonë protestohet kundër rritjes së çmimeve të qirasë
Rama: Kemi larguar autolarjen duke eliminuar kështu pengesën...
Anisa: Driloni më ka treguar se me Sarën e ka pasur lojë