Google ADS

Zyrtare: UEFA me dënim ndaj Bullgarisë

17:16 | 29 Tetor 2019
Arbresh Info

Bullgaria do të luaj ndeshjet e tyre të ardhshme me dyer të mbyllura pas thirrjeve raciste nga tifozët e tyre në ndeshjen në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020 kundër Anglisë.

Yjet e “Tre Luanëve”, përfshirë lojtarin debutues Tyrone Mings, ishin shënjestër e thirrjeve raciste nga tribunat gjatë fitores 6 me 0 të skuadrës së Garerth Southgates në Sofja, transmeton portali arbresh.info.

Bullgaria do të luaj dy ndeshjet e ardhshme në mungesë të tifozëve.

Federata e Futbollit të Bullgarisë është e detyruar gjithashtu të paguaj mbi 75 mijë euro gjobë.

Nga ana tjetër, Federata e Futbollit të Anglisë është gjobitur me 4.300 funta për ndërprerjen e himnit kombëtar nga tifozët që udhëtuan në Bullgari./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme