UEFA ka arritur në Prishtinë. Dy inspektorë do ta monitorojnë stadiumin e Prishtinës, i cili është duke u rinovuar.
“Sot në orën 14:30 dy inspektorët e UEFA-s, Nicolaus Marshall dhe Thomas Grunther në shoqëri të drejtorit të Departamentit të Sportit, Ibër Alaj si dhe zyrtarëve të FFK-së, Artan Govori, Diturie Hoxha, Rinor Havolli, Ejup Osmani dhe Bylent Smakiqi, do t’i inspektojnë punimet në renovimin e stadiumit të Qytetit në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e FFK-së, raporton Arbresh.info.
Stadiumi i Prishtinës ka nisur renovimin tash e disa muaj. /Arbresh.info