Zyrtare: UEFA dënon edhe Bjellorusinë, ky është vendimi

14:27 | 3 Mars 2022
Lorik Gerbeshi

UEFA ka reaguar ndaj Bjellorusisë, fajtore për një rol aktiv dhe pro-rus në luftën në Ukrainë.

Organizata më e madhe evropiane e futbollit ka vendosur që klubet dhe ekipet kombëtare bjelloruse që garojnë në garat e UEFA-s do të duhet të luajnë ndeshjet e tyre në shtëpi në vende neutrale me efekt të menjëhershëm.

Përveç kësaj, asnjë tifozë nuk do të mund të shikojë ndeshjet në të cilat Bjellorusia i organizon.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme