Zyrtare: Udinese shkarkon trajnerin Del Neri

13:37 | 21 Nëntor 2017
Arbresh Info

Udinese ka konfirmuar zyrtarisht se ka shkarkuar Luigi Del Nerin dhe Massimo Oddo pritet të jetë zëvendësuesi i tij.

Pas disfatës ndaj Cagliarit këtë vikend, thashethemet filluan të rriten që trajneri mund të lirohet nga detyra e tij dhe sot është konfirmuar largimi i tij nga Zebrette, transmeton portali arbresh.info.

“Udinese Calcio iu konfirmon që trajneri i skuadrës së parë Luigi Delneri dhe asistenti Giuseppe Ferazzoli janë liruar nga detyra e tyre”, njofton klubi në një deklaratë.

“Klubi dëshiron të falënderojë Delnerin dhe Ferazzolin për dedikimin e tyre në 13 muajit e fundit dhe iu uron atyre të gjitha të mirat për të ardhmen”

Ish trajneri i Pescaras, Oddo duket se do të jetë zëvendësuesi i tij dhe pritet të prezantohet vonë gjatë ditës së sotme./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme