Google ADS

Zyrtare: Tottenham-i transferon Joe Hart-in

14:23 | 18 Gusht 2020
Arbresh Info

Tottenham ka konfirmuar transferimin e portierit Joe Hart.

Hart u largua nga Burnley si agjent i lirë, pasi i skadoi kontrata, ndërsa kompletoi transferimin te Spurs, transmeton portali arbresh.info.

Anglezi ka nënshkruar kontratë dyvjeçare, e cila do e mbajë te skuadra e Jose Mourinho-s deri në vitin 2022.

Tottenham-i përmes një komunikate në Twitter ka konfirmuar transferimin e Hart.

https://twitter.com/SpursOfficial/status/1295693155891847170

Hart do jetë portieri i dytë në skuadër, pas Hugo Lloris-it, të cilit do i ofrohet kontrata e re./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme