Zyrtare: Toni Kroos përfundon karrierën e tij si futbollist profesionist

21:17 | 5 Korrik 2024
D.H

Legjenda gjermane e futbollit, Toni Kroos, është pensionuar nga futbolli aktiv, me eliminimin e Gjermanisë nga Spanja në çerekfinale të “Euro 2024”.

34-vjeçari kishte paralajmëruar pensionimin nga futbolli pas Evropianit.

Kroosi e përmbylli karrierën si fitues i La Ligas dhe i Ligës së Kampionëve me Real Madridin, derisa fundi doli të jetë i hidhur për të, pas eliminimit nga Spanja.

Gjermani ishte pjesë e Leverkusenit, Bayern Munich edhe Real Madridit.

Ai arriti të fitoj të gjithë trofet e mundshëm me skuadra ndërsa fitoi edhe Kupën e Botës me kombëtaren e Gjermanisë.

Kroos pati gjithsej 928 paraqitje ku shënoi 90 gola, asistoi plot 187 herë dhe fitoi 33 trofe në karrierën e tij./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme