ZYRTARE: Thiago Motta trajner i Juventusit

19:42 | 12 Qershor 2024
D.H

Pas suksesit historik me Bolognan duke e kualifikuar në Champions League, Thiago Motta do të jetë trajner i Juventusit.

Motta tani më edhe zyrtarisht ka marrë drejtimin e ‘Zonjës së Vjetër’, shkruan Arbresh.info.

Lajmin e ka konfirmuar vetë skuadra e Juventusi përmes një postimi në rrjetin social (X-ish Twitter).

Ai ka nënshkruar kontratë deri më vitin 2027.

Trajneri me nënshtetësi italiane, gjithë karrierën e tij si trajner në Itali, duke stërvitur në klube si Genoa, Spezia dhe Bologna./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme