Zyrtare: Teo Hojc jep dorëheqjen nga stoli i Sigal Prishtinës

18:10 | 1 Mars 2020
Arbresh Info

Sigal Prishtina ka konfirmuar se trajneri, Teo Hojc nuk është më në stolin e tyre.

Rezultat e pakënaqshme kanë bërë që trajneri të largohet nga pozita e kryetrajnerit, shkruan portali arbresh.info.

Hojc pas largimit nga klubi ka falënderuar stafin dhe qytetin e Prishtinës për kohën që ka kaluar dhe iu ka uruar më të mirën.

“Është fakt që skuadra jonë nuk ka përformuar në nivelin e pritur në periudhën e fundit, pra ndihem i obliguar të marrë përgjegjësi. Do të doja të informoja se kam dhënë dorëheqje nga pozita e krye trajnerit”.

“Besoj shumë në potencialin e skuadrës dhe do të fillojnë ta shfaqin përsëri. Doja të sjellja trofe te klubi dhe tifozët, pavarësisht ndryshimeve që janë bërë para arritjes time. Ndihem keq që nuk funksionoi në mënyrën që kishim dëshirë, bëra më të mirën”.

“Dua të falënderoj Sigal Prishtinën për organizimin dhe shansin të jem pjesë e skuadrës më të mirë në Kosovë. Do të doja të falënderoja stafin për ndihem. Nuk do të harrojë ti falënderoj njerëzit dhe qytetin e Prishtinës që më pranuan dhe të gjithë njerëzit e mirë që njoha. I uroj të gjithëve suksese dhe më të mirat”, ishte deklarata e Hojc.

https://www.facebook.com/KBPrishtina/photos/a.499047543439668/3194878610523201/?type=3&theater

Se kush do jetë pasuesi i tij do kuptohet se shpejti./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme