Google ADS

ZYRTARE: Talenti i madh i Barcelonës largohet nga ‘Camp Nou’

16:39 | 23 Korrik 2019
A. B.

Xavi Simons, një 16-vjeçar që ka pasur pritshmëri të mëdha nga Barcelona, ka bërë të ditur se do të largohet nga gjigantët e La Ligës.

Njoftimi, i cili u bë në llogarinë e rrjetit social të holandezit, vjen si diçka e tronditur, me Simonin që konsiderohet të jetë një nga perspektivat më të mëdha në akademinë e famshme La Masia.

Megjithatë, ai ka vendosur të mos qëndroj gjatë në Spanjë dhe thuhet se është afër kompletimit të marrëveshjes me Paris Saint-Germain, transmeton lajmi.net.

Sipas burimeve te Barça, klubi i ofroi 16-vjeçarit një marrëveshje ku përfitonte 100 mijë euro në sezon, ndërsa ata ishin të gatshëm ta promovonin atë në ekipin e tyre të Juvenil A, me bisedimet që nisën në maj.

Dhe ndërsa Simons, i cili përfaqësohet nga ‘super-agjenti’ Mino Raiola, ka vendosur të largohet, Barca nuk po shqetësohet për situatën.

Në të vërtetë, burime kanë konfirmuar se klubi është duke llogaritur në zhvillimin e Ilaix Moriba, i cili tashmë ka rinovuar kontratën e tij, dhe sulmuesi anglez 16-vjeçari Louie Barry, i cili ka ardhur nga West Brom në mes të interesit nga PSG.

Xavi Simons ka falënderuar ekipin katalanas për gjithë këto në llogarinë e tij personale në Twitter.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme