Përzgjedhësi i Kosovës në basketboll, Brad Greenberg ka bërë kërkesë për inicim të procedurës disiplinore ndaj anëtarit të kombëtares së Kosovës, Drilon Hajrizit, për sjellje jokorrekte gjatë grumbullimit me Përfaqësuesen, specifikisht gjatë ndeshjes me Maqedoninë.
Pas pranimit të kërkesës, organet përgjegjëse do të zhvillojnë procedurë disiplinore ndaj Hajrizit, e në bazë të dispozitave të Rregullores për Përfaqësuese dhe Rregullores Disiplinore të FBK-së, Hajrizi është i suspenduar nga Kombëtarja dhe të gjitha aktivitetet e FBK-së deri në vendimin e Komisionit Disiplinor.
Sekretari i Përgjithshëm udhëzon Komisionin Disiplinor që të marrë deklaratat me shkrim nga akterët përkatës në afat sa më të shpejtë dhe të procesojë rastin, sipas akteve normative në fuqi.
Kurti uron Kryepeshkopin e ri të Kishës Ortodokse Autoqefale...
Në kërkim prej 3 vitesh/ Kapet në Holandë dhe ekstradohet në...
Turqia i bën thirrje BE-së të heqë sanksionet për Sirinë për...
Tragjedia në Koçan/ Mickoski: Do të ketë hapa dhe vendime me...
Rikthimi në Big Brother VIP – Egli Tako humb 10 mijë ndjekës...
15 të arrestuar për tragjedinë në Koçan, në mesin e tyre edh...