FC Suhareka ka vazhduar përforcimin e skuadrës së tyre gjatë merkatos së verës.
Tanimë kanë arritur marrëveshje me sulmuesin anësore, Adem Maliqi, shkruan Arbresh.info.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë skuadra e Suharekës me anë një postimi në rrjetin social Facebook.
Ju njoftojmë që kemi arritur marrëveshje transferimi me sulmuesin Ademi Maliqi i cili bashkohet me klubin tonë” – ka shkruar klubi.
Maliqi më herët ka qenë pjesë e skuadrave të ndryshme kosovare si KF Feronikeli, KF Ferizaj , KF Flamurtari, KF Malisheva etj.
Ai pritet të jetë një përforcim i duhur për suharekasit, të cilët aktualisht janë duke zhvilluar sezonin në Superligën e Kosovës. /Arbresh.info
Rezultatet e para përfundimtare nga Regjistrimi i Popullsisë...
Kastrati prezanton të dhënat finale të regjistrimit të popul...
Signo kërkon falje publike ndaj Donnarummas, thotë se nuk is...
Aksident trafiku mes dy kamionëve në autostradën Veternik-Br...
Zyrtare: Kosova ka 1,586,659 banorë rezidentë
Ekspertët ndërkombëtarë vlerësojnë procesin e regjistrimit t...