Google ADS

Zyrtare: Steven Gerrard trajneri i ri i Aston Villas

11:33 | 11 Nëntor 2021
Lorik Gerbeshi

Steven Gerrard është rikthyer në Premier League duke marrur drejtimin e Aston Villas.

Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi përmes rrjeteve sociale.

Ish-mesfushori legjendar i Liverpool kaloi tre sezonet e fundit te skuadra e Rangers, ku edhe arriti të fitoj ligën skoceze edicionin e kaluar.

Por, ai tani ka zgjedhur të transferohet te Aston Villa, ku do ta zëvendësonte Dean Smith.

Gerrard raportohet se ka nënshkruar një marrëveshje deri në fund të edicionin 2023/24.

“Aston Villa është një klub me një histori dhe traditë të pasur në futbollin anglez dhe unë jam jashtëzakonisht krenar që do të bëhem trajneri i ri i saj”, tha Gerrard.

Aston Villa nuk është duke kaluar formë të mirë këtë edicion pasi gjenden në vendin e 16-të në tabelë me 10 pikë pas 11 ndeshjeve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme