Kalimi i Arbër Zenelit te skuadra franceze Stade de Reims tashmë është konfirmuar.
Reims ka prezantuar nënshkrimin me reprezentuesin kosovar pasditen e sotme (e shtunë), shkruan portali arbresh.info.
24-vjeçari i ka dhënë fund qëndrimit të tij te skuadra holandeze SC Heerenveen duke iu bashkuar skuadrës Stade de Reims vetëm disa ditë gjashtë ditë para mbylljes së afatit kalimtar të janarit.
Zeneli ka vendosur lapsin në një kontratë pesë vjeçare me skuadrën nga Liga 1.
Në sezonin aktual, brenda 17 ndeshjeve te skuadra holandeze në Eredivisie, mesfushori ka krijuar 11 asistime.
Reprezentuesi i Kosovës, i cili është thënë se ishte shënjestër edhe e skuadrave të mëdha si Chelsea, Tottenahmi dhe Fenerbahce, ka zgjedhur fanellën me numër 17 te skuadra e re./arbresh.info/
https://twitter.com/StadeDeReims/status/1089200931638517764
Zyrtare: Kosova ka 1,586,659 banorë rezidentë
Ekspertët ndërkombëtarë vlerësojnë procesin e regjistrimit t...
BE ndalon një sasi të mandarinave shqiptare, cilësohen të rr...
KQZ me fushatë për promovimin e barazisë gjinore në proceset...
Kurti: Regjistrimi i popullsisë ofron pasqyrë të saktë për t...
Zgjedhjet e 11 majit, Rama: Votimi i diasporës proces komple...