Santiago Soloari do të jetë trajneri i Real Madridit deri në verën e vitit 2021.
Real Madridi të hënë e kishin konfirmuar në federatë si trajner, pasi për dy javë ishte i përkohshëm.
“Bordi i drejtorëve të Real Madrid C.F., u takua sot, më 13 nëntor 2018, dhe u pajtuan që ta emërojnë Santiago Solarin si trajner të parë deri më 30 qershor 2021”, thuhet në njoftim të klubit.
https://www.facebook.com/RealMadrid/posts/10151683675894953
Ai do ta pasojë Julien Lopeguin që nuk arriti ta tregojë vetën në klubin mbretëror.
Në Spanjë shkruajnë se presidenti Florentino Perez e dinte që Santiago Solari ishte njeriu i duhur për këtë punë.
Kjo pasi me Lopeteguin nuk kishte harmoni apo mirëkuptim mes lojtarëve, klubit dhe trajnerit bask.
Solari e ka drejtuar Real Madrid Castillan, ndërsa ka qenë pjesë e klubit mbretëror edhe si futbollist.
Ish-legjenda e Real Madridit ka folur pas humbjes së klubit ...
Kurti dhe Nagavci bëjnë përurimin e çerdhes në Suharekë
Biden: Nuk besoj se do të ketë një luftë gjithëpërfshirëse n...
Shtyhet seanca gjyqësore ndaj Andi Pajazitit
Genta Ismajli përfshihet në një aksident me makinë në SHBA
Deschamps publikon listën e Francës për ndeshjet e tetorit, ...