Zyrtare: Sol Campbell emërohet trajner i një klub anglez

21:11 | 22 Tetor 2019
Arbresh Info

Southend ka njoftuar emërimin e Sol Campbell si trajner të tyre të ri.

Ish qendërmbrojtësi anglez, i cili u largua nga roli si trajner në Macclesfield gjatë verës, ka nënshkruar një kontratë tri vjeçare në Roots Hall, transmeton portali arbresh.info.

https://twitter.com/SUFCRootsHall/status/1186703933311291398

Campbell ka marrë përsipër një skuadër në fund të tabelës në League One me vetëm një fitore nga 13 ndeshje.

Campbell do të jetë pjesë e skuadrës Southend deri në fund të sezonit 2021-22./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme