Google ADS

Zyrtare: Skuadra italiane e shkarkon trajnerin pas tri humbjeve radhazi

12:29 | 14 Shtator 2021
KRG

Ekipi italian ka vendosur të bëjë ndryshime në stafin teknik.

Hellas Verona e ka nisur edicionin e ri të Serie A me tri humbje në tri duelet e para duke u pozicionuar momentalisht në pozitën e 19.

Starti i dobët i sezonit i ka kushtuar trajnerit Eusebio Di Francesos me largim nga detyra.

Klubi përmes një postimi në web-faqen e tyre ka njoftuar largimin e tij.

“Hellas Verona FC njofton se ka liruar Eusebio Di Francesco nga pozita si trajner i ekipit të parë”.

“Gialloblu falënderon trajnerin Di Francesco dhe stafin e tij, Francesco Tomei, Stefano Romano, Giancarlo Marini dhe Franco Giammartino, për aktivitetin e kryer deri më tani”, shkroi klubi në njoftim

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme