Skënderbeu ka dorëzuar listën me 25 futbollistë në UEFA për ndeshjet e grupeve në Europa League, teksa bien në sy disa emra që nuk janë përfshirë, por ka edhe të rinj, më së shumti nga lojtarët që janë afruar ditët e fundit të merkatos.
Kështu në listë është përfshirë mbrojtësi Fidan Aliti dhe sulmuesi Martin Nespor, si dhe i është rikthyer emri Afrim Takut. Nuk përfshihet në listë Sebino Plaku, praktikisht i larguar, si dhe Leonit Abazi, Reza Karimi e Shend Kelmendi. Një tjetër risi është Jorgo Pëllumbi, 17-vjeçari i moshave, që luan edhe me Kombëtaren U17, i cili zë vendin e Anteo Osmanllarit, që u huazua te Korabi, raporton Sportal.al.
LISTA
Portierë: Orges Shehi (1), Mario Dajsinani (12), Aldo Teqja (95)
Mbrojtës: Fidan Aliti (6), Marko Radas (33), Bajram Jashanica (5), Gledi Mici (3), Tefik Osmani (19), Kristi Vangjeli (32), Bruno Lulaj (4)
Mesfushorë: Sabien Lilaj (88), Afrim Taku (26), Bruno Dita (22), Donjet Shkodra (10), Uerdi Mara (44), Suad Sahiti, Enis Gavazaj (7), Nazmi Gripshi (97), Bakari Nimaga, Benejam Demte (18), Gjergji Muzaka (17), Jorgo Pëllumbi (13)
Sulmues: Xhejms Adeniji (78), Martin Nespor (14), Ali Soue (90)
Çfarë ndodh kur nuk pini ujë?
Çfarë ndodh kur ka mungesë të vitaminës D3?
Akrepi – Horoskopi vjetor për 2025: Janari sjell para, shtat...
Parashikimi i motit për vikend, kryesisht i vranët dhe inter...
Këto ishin momentet më pikante nga darka e të nominuarve
Vetura godet një këmbësor në Prishtinë