Zyrtare: Shtyhet data e zgjedhjeve për të parin e FSHF-së

22:40 | 28 Shkurt 2022
KRG

Duket se nuk do të ketë zgjedhje për organet drejtuese te Federatës Shqiptare të Futbollit në datën 2 mars, sepse siç shkruan vetë presidenti Armand Duka, ai do ti kërkojë Asamblesë së Përgjithshme Zgjedhore që zgjedhjet e organeve drejtuese të FSHF për President dhe anëtar të Komitetit Ekzekutiv,  të shqyrtohen në një datë tjetër.

Ja dhe postimi i plotë i presidentit të FSHF-së në faqen e tij në Facebook:

“Të nderuar miq, Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit ka vendosur thirrjen e Asamblesë së Përgjithshme Zgjedhore më datë 2 mars 2022, me një rend dite siç e parashikon Statuti i FSHF-së:

miratimin e bilancit financiar, miratimin e buxhetit, miratimin e raporteve të auditorëve të pavarur dhe zgjedhjet për organet drejtuese, për President dhe anëtar të Komitetit Ekzekutiv për katër vitet e ardhshme.

Duke qenë dëshmitar të një procesi të ndërlikuar me debate e akuza, por edhe disa vendime gjyqësore, përfshirë dhe atë për Shoqatën Rajonale të Futbollit Tiranë që duhet të respektohen detyrimisht, unë do t’i propozoj dhe do t’i kërkoj Asamblesë që pikën e rendit e ditës për zgjedhjet e organeve drejtuese të FSHF për President dhe anëtar të Komitetit Ekzekutiv,  të shqyrtohen në një datë tjetër.

Uroj që kjo periudhë t’i shërbej një procesit të rregullt statutor dhe gjithë kandidatëve për të shpalosur platformat e tyre përballë komunitetit të futbollit”, shkruan Armand Duka.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme