Liverpooli ka njoftuar se zgjerimi i ‘Anfield’ do të shtyhet për 12 muaj.
Kjo do të ndodhë për shkak të krizës që pritet t’i kaplojë klubet për shkak të pandemisë së koronavirusit, që ka paralizuar gjithë botën.
Liverpooli në njoftim ka bërë të ditur se punimet, që priteshin të nisnin në fund të vitit 2020, do të shtyhen për një datë të pacaktuar.
Nga zgjerimi që pritet t’i kushtojë Liverpoolit 60 milionë funte, do të shtohen 7 mijë ulëse, për të çuar në total stadiumin me kapacitet 61 mijë ulëse.
Data e mëparshme për përfundimin e punimeve për ishte viti 2023, ndërsa tani nuk që koronavirusi ka detyruar të shtyjë gjithçka për të paktën një vit, nuk dihet se kur do të nisin apo edhe përfundojnë. /Gazeta Express/
Big Brother Vip Albania, ja ndryshimet që do të ndodhin
Assesi të këndellet City, dështon të fitojë edhe ndaj Feynor...
Kryeministri libanez u bën thirrje palëve të zbatojnë dhe t&...
ShBA-ja dhe Franca mirëpresin armëpushimin Izrael-Liban
Arsenal, Atalanta dhe Leverkuseni fitojnë me debakël ndeshje...
Presidenti izraelit: Marrëveshja e armëpushimit me Libanin d...