Zyrtare: Shtyhen ndeshjet Sampdoria-Fiorentina dhe Milan-Genoa

18:47 | 16 Gusht 2018
Arbresh.info

Liga Serie A ka konfirmuar zyrtarisht se ndeshjet Sampdoria-Fiorentina dhe Milan-Genoa janë shtyrë pas tragjedisë në Gjenova pas shembjes së urës.

Ura Ponte Morandi u rrëzua të martën në mëngjes, me 38 njerëz të konfirmuar të vdekur dhe më shumë të lënduar.

Numri i të vdekurve pritet të rritet pasi shumë të lënduar janë ende në gjendje të rëndë.

Të dy klubet gjenoveze kërkuan të mos luajnë ndeshjet e tyre këtë fundjavë, dhe i gjithë raundi i parë i ndeshjeve mund të shtyhej.

Por, këtë pasdite Lega Serie A ka konfirmuar se dy ndeshje janë shtyrë, por deri më tani nuk ka pasur ende asnjë vendim mbi tetë ndeshjet tjera.

https://twitter.com/GenoaCFC/status/1030098226018504705?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1030098226018504705&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fzyrtare-shtyhen-ndeshjet-sampdoria-fiorentina-dhe-milan-genoa%2F

“Presidenti i Liga Serie A, duke pasur parasysh kërkesat për shtyrjen e ndeshjeve të tyre të planifikuara për të dielën, më 19 gusht në orën 20:30 nga ana e klubeve Sampdoria dhe Genoa si rezultat i tragjedisë që goditi Gjenovën dhe duke marrë pëlqimin e të dyve skuadrave, Fiorentina dhe Milan, ka vendosur për shtyrjen e ndeshjeve Sampdoria-Fiorentina dhe Milan-Genoa”.

“Datat e ri-programuara për të dy ndeshjet do të shpallen në ditët në vijim, në përputhje me rregulloret në fuqi”, thuhet në deklaratën e Lega Serie A. /Telegrafi/

https://twitter.com/sampdoria_en/status/1030096138957975554?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1030096138957975554&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fzyrtare-shtyhen-ndeshjet-sampdoria-fiorentina-dhe-milan-genoa%2F

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme