Zyrtare: Shqipëria zhvillon miqësore me Përfaqësuesen nga Ballkani

13:51 | 21 Shkurt 2017
Arbresh.info

Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur akordin për ndeshjen miqësore për datën 28 mars, e cila është tashmë zyrtare dhe e konfirmuar që do te luhet ne “Elbasan Arena” Shqipëria kundër skuadrës përfaqësuese të Bosnjës.

Kështu, pas takimit zyrtar me Italinë në 24 mars në Palermo, Shqipëria do të shfrytëzojë edhe datën e dytë të lirë të UEFA-s, atë me 28 mars, ku skuadra e De Biasit do të presë në një takim miqësor Bosnjën. Gjithçka është zyrtare, dhe e konfirmuar.

Kuqezinjtë do të përballen në një test miqësor me skuadren e Edin Dzekos e shumë lojtarëve të tjerë. Orari mbetet për t’u konfirmuar në ditët në vijim.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme