Shqipëria do të përballet me Spanjën në muajin mars. Drejtuesit e FSHF-së kanë arritur akordin me homologët iberikë për zhvillimin e duelit prestigjioz kundër ekipit të Luis Enrique.
Takimi do të luhet në Spanjë më 26 mars të vitit 2022, teksa nuk është marrë akoma një vendim për stadiumin.
Kjo do të jetë ndeshja e parë miqësore mes këtyre dy përfaqësueseve, të cilat deri më tani kanë luajtur ndaj njëra-tjetrës shtatë sfida, të gjitha të vlefshme për kualifikueset e kampionateve europiane dhe botërore. Shqipëria ka zhvilluar dy ndeshje me Spanjën, në kuadër të kualifikueseve të kampionatit Europian 1988.
Ndeshja e parë u zhvillua në vendin tonë, në stadiumin “Qemal Stafa” më 3 dhjetor të vitit 1986, dhe u fitua nga spanjollët me rezultatin e ngushtë 1-2. Goli i vetëm për kuqezinjtë u shënua nga Shkëlqim Muça. Ndërsa në ndeshjen e dytë në Spanjë, më 18 nëntor 1987, Shqipëria u mund me shifrat 5-0.
Ndërkaq, sfida e tretë, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian 1992, u zhvillua në Spanjë, më 19 dhjetor 1990, që përfundoi 9-0 në favor të spanjollëve.
4 sfidat e tjera janë zhvilluar të gjitha në kuadër të kualifikueseve për Kampionat Botëror, përkatësisht Kampionati Botëror 1994 dhe Kampionati Botëror 2018, ku Shqipëria nuk ka arritur të fitojë asnjë prej këtyre ndeshjeve.
Dueli i marsit të vitit të ardhshëm do të jetë një mundësi e mirë për trajneri Edi Reja për të provuar skema dhe futbollistë për përballjet e muajit qershor në Nations League, aty ku bëjmë pjesë në grupin 2 të Ligës B me kombëtare si Rusia, Izraeli dhe Islanda.
Tayna hyn të hënën në Big Brother VIP Kosova
Londinezët synojnë ta ndalin hovin e “The Reds”/...
Kurti: Në Gjilan për të rikonfirmuar mbështetjen mbarë popul...
Trump mbështet Musk mbi çështjen e vizave për punonjësit e h...
Samsung Galaxy Ring 2 mund të jetë një befasi
City rikthehet tek fitorja në Premier League, mposhtë Leices...