Trajneri i mirënjohur i KH “Rinia” nga Shkupi dhe njeriu që ia kushtuar jetën e tij hendbollit, Muhamed Ismaili është emëruar përzgjedhës i Kombëtares shqiptare të hendbollit për meshkuj.
“Po është e vërtetë se jam emëruar seleksionues i kombëtares së hendbollit të Shqipërisë. Janë Armand Çakalli, sekretari gjeneral i federatës dhe kryetari Nesim Jahollari që e kanë lëvizur hendbollin”, tha për “Lajm”, trajneri Ismaili.
Shqipëria do të marrë pjesë në kampionatin e vendeve në zhvillim për senior (deri 24 vjec) që do të mbahet në Bullgari nga 12 deri 18 qershor të këtij viti.
“Ideja jonë është që të prezantojmë Shqipërinë në një cilësi më të lartë dhe mos të kthehemi të fundit. Unë të shtunën isha në Shkodër, ku këta të fundit mundën Kombinatin e Tiranës”, theksoi Ismaili.
Për këtë të fundit emërimi në këtë detyrë është një rast i artë që me përvojnë e tij të ndihmojë në zhvillimin e hendbollit në vendin e Shqiponjave.
NATO: Anëtarësimi i Kosovës në NATO kërkon konsensusin e 32 ...
Von der Leyen arrin në Serbi, pritet nga Vuçiqi
Ancelotti: Nuk ka favorit në El Clasico, është një lojë e ko...
Balluku takim me të moshuarit në Lushnjë: Zgjerim i shërbime...
Kurti vizitoi për ngushëllime familjen Koshi
Gjykimi në rastin “Januzi dhe të tjerët” fillon ...