Zyrtare: Shqipëria do të luajë në këtë stadium

16:50 | 3 Gusht 2017
Arbresh.info

Shqipëria do të luajë ndeshjen e ardhshme atë ndaj Lihtenshtejnit në stadiumin “Elbasan Arena”, ndeshje kjo e vlefshme për eliminatoret e Botërorit “Rusi 2018”.

Ndeshja e fundit që u luajt në këtë impiant ishte përballë Izraelit vitin e kaluar për shkaqe sigurie. Federata Shqiptare e Futbollit do ta zyrtarizojë këtë vendim pas disa ditësh.

Arsyeja e këtij ndryshimi është bërë ndeshja ndaj amatorëve të Lihtenshtejnit pasi nuk përbën një interes të madh për tifozët ndaj besohet se stadiumi i Elbasanit do të tërheqë më shumë tifozë se ai i Shkodrës për shkak të vendndodhjes gjeografike. Tjetër arsye është se Federata Shqiptare e Futbollit e ka më të lehtë të menaxhojë një ndeshje në “Elbasan Arena”. Sa i përket ndeshjes me Italinë, me shumë mundësi mund të luhet në stadiumin e Shkodrës “Loro Boriçi”. Kjo për faktin se ky stadium është i një kapaciteti të madh dhe interesi i tifozëve për ndeshjen me Italinë pritet të jetë mjaft i madh.

Duhet thënë se në “Elbasan Arena” kombëtarja shqiptare ka zhvilluar dy ndeshjet e fundit, atë ndaj Izraelit dhe Bosnjes në miqësore. Me Lihtenshtejnin pritet të jetë ndeshja e tretë radhazi që luhet në këtë impiant. Deri në përfundimin e stadiumit të ri në Tiranë, ndeshjet kanë një avantazh më të madh për të luajtur në stadiumin “Elbasan Arena”. Duhet thënë se interesi i tifozëve në ndeshjet e fundit, përjashto sfidën me Spanjën ka pasur një interes të vogël nga tifozët.

Kjo për faktin edhe të paraqitjeve të dobëta të skuadrës kuq e zi. Një tjetër faktor në reduktimin e tifozërisë në shkallët e stadiumit është edhe bojkoti i tifogrupit më të madh Shqiptar në mbështetje të kombëtares, TKZ. Ky tifogrupka bojkotuar të gjitha ndeshjet që luhen në Shqipëri në formë proteste për masat ekstreme që merren në zhvillimin e ndeshjeve. Sipas tyre është shkelur e drejta e tifozëve për të ndjekur kombëtaren kuq e zi. Nuk dihet ende sa do të vazhdojë bojkoti por shpresojnë që të rikthehen sa më shpejtë pasi kombëtarja ka nevojën e të gjithëve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme