Klubi i futbollit Shkëndija njofton se prej ditës së sotme, Tomas Brdariç nuk është trajner i skuadrës.
Gjermani në mungesë të rezultateve ka ofruar dorëheqjen e tij, e cila është pranuar pas shqyrtimit nga ana e kryesisë. Tomas Brdariç në ardhje premtoi titullin e kampionit dhe në kushte kur nuk arriti të realizoi ambiciet e vendosura para vetes, falënderoi klubin për besimin e dhënë dhe vendosi të kërkojë largimin.
Besimin për të drejtuar skuadrën deri në fund të sezonit si dhe në finalen e Kupës së Maqedonisë e merr ndihmës trajneri i parë, Erhan Selimi.
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...